Spasovski: Transparenca e MPB-së për vitin 2022 ka arritur në 91.7 përqind

Maqedonia

Spasovski: Transparenca e MPB-së për vitin 2022 ka arritur në 91.7 përqind

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 12:09
Oliver Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar se institucioni i MPB-së ka shënuar përparim dhe rezultate më të mira sa i përket transparencës institucionale.

“Transparenca aktive e Ministrisë së Punëve të Brendshme nga mesatarja 59,5 përqind në vitin 2016, sot në vitin 2022 është 91,7 përqind, që është një kalim prej 32,2 përqind”, shprehet Spasovski.

Nga fillimi i renditjes në vitin 2016 e deri më sot, ai thotë se institucioni ka kaluar tre nivele, pra nga një institucion jashtëzakonisht i mbyllur në një transparencë aktive shumë të mirë.

“Ne vazhdojmë të krijojmë një institucion të hapur, të përgjegjshëm dhe transparent para qytetarëve, përmes bashkëpunimit aktiv me mediat – reflektim i vërtetë i politikës së brendshme të Ministrisë në drejtim të ndërtimit të besimit mes qytetarëve dhe policisë”, tha Spasovski.

Kujtojmë se dje nga MPB deklaruan se institucioni ofron edhe shërbime online për qytetarët, duke e cilësuar kështu si risi të kohës për të shmangur turmat që shpesh herë krijohen nga njerëzit në objektet e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat