Vala e të nxehtit, Qeveria e Maqedonisë del me rekomandime

Maqedonia

Vala e të nxehtit, Qeveria e Maqedonisë del me rekomandime

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 20:30
Foto ilustrim

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot mbajti seancën e 70-të në të cilën u miratuan rekomandimet për zvogëlimin e rreziqeve nga temperaturat e larta, në kohëzgjatje prej dy ditësh (e enjte dhe e premte. ).

Nga Qeveria njoftojnë se me sugjerimin e ministrit të Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Administrata për Çështje Hidrometeorologjike në dy ditët e ardhshme, territori i gjithë vendit do të përfshihet nga temperaturat e larta – faza portokalli, Qeveria ka dhënë rekomandimet e mëposhtme:

1. Përjashtim nga detyrimet e punës për grupet e rrezikuara të popullsisë, si shtatzënat dhe personat mbi 60 vjeç.

2. Në ambientet e kujdesit për fëmijët, (kopshtet) nuk duhet të praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët nuk duhet të nxirren jashtë nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

3. Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Çështje Sociale në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit, të ofrojnë ndihmë për personat e vetmuar, të moshuar, të pafuqishëm dhe të pastrehët.

4. Duke qenë se disa procese të rrezikshme të prodhimit dhe teknologjisë mund të paraqesin rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, punëdhënësve u kujtohet detyrimi për të respektuar rregullat ligjore në këtë fushë.

5. Për të mbrojtur punëtorët nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, është e nevojshme organizimi i orarit të punës duke shmangur qëndrimin në natyrë nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

Sipas këtyre rekomandimeve, Qeveria e Maqedonisë nxori përfundimet:

Autoritetet shtetërore dhe ndërmarrjet dhe institucionet publike të respektojnë rekomandimet,
I rekomandohet sektorit privat organizimin e orarit të punës në mënyrë që punëtorët të mbrohen nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell dhe të shmangin qëndrimin jashtë në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00.
Kjo masë duhet të zgjasë dy ditë, deri në marrjen e vendimit të mëtejshëm.
Orari i punës në kopshte duhet të organizohet në periudhën nga ora 7:00 deri në orën 17:00, ndërsa aktivitetet fizike nuk duhet të praktikohen dhe fëmijët të mos dalin jashtë pas orës 11:00.
Të gjitha personat juridikë që kryejnë veprimtari në natyrë duhet të ndërpresin veprimtarinë e tyre në periudhën nga ora 11:00 deri në ora 17:00. Kjo vlen veçanërisht për punëtorët e ndërtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat