Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Maqedonia

Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,91% në raport me vendimin e datës 15.08.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht te benzina për 0,179%, te nafta për 3,807%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 3,803% dhe te mazuti ka ulje për 1,760%.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe MAZUTIT M-1 SU, nuk ndryshojnë.

Çmimet e shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) dhe i vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), rriten për 2,00 denarë/litër.
Nga data 19.08.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 88,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 91,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 92,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 88,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 52,814 (denarë/kilogram)

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat