OBRM-PDUKM: MASH të jap llogari për harxhimet për materialet për mësim

Maqedonia

OBRM-PDUKM: MASH të jap llogari për harxhimet për materialet për mësim

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 20:46
Foto ilustrim

OBRM-PDUKM ka akuzuar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH) se ka shpenzuar gjysmë milionë euro për materiale për mësim. Këto të fundit përkohësisht do të shfrytëzohen nga nxënësit e arsimit fillor që tashmë po zbatojnë konceptin e ri mësimor.

Zëdhënësja e kësaj partie, Miteva tha se dikasteri i Arsimit duhet të japë llogari se kush i ka miratuar këto materiale, kush e ka përcaktuar këtë çmim të lart dhe kush përfiton nga botimi i këtyre materialeve.

“Janë paguar gjysmë milioni euro për të ashtuquajturat materiale të cilët do të shërbejnë një herë. Mbulohet mos aftësia e Qeverisë për të siguruar tekstet shkollore në kohë dhe krijohet hapësira për përfitime individuale”.

“Ky është edhe një tjetër skandal i madh në sistemin arsimor ku pushteti kriminal i LSDM-së po bën para, ndërsa po bëhet kolapsi total i sistemit dhe institucioneve. Publiku pret përgjigje – kush përfitoi 530,000 € për materialet e përkohshme mësimore?”, deklaroi Marija Miteva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat