Tre komisione në Kuvendin e RMV-së sot mbajnë mbledhje

Maqedonia

Tre komisione në Kuvendin e RMV-së sot mbajnë mbledhje

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 09:00
Kuvendi i Maqedonisë

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot mbledhje do të mbajnë Komisioni për Çështje Evropiane, për Mbrojtje dhe Siguri dhe Komisioni Ligjdhënës-Juridik.

Anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane mes tjerash duhet të shqyrtojnë projektligjet për procedurën civile, për Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë, për profesionin e avokatisë dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal. Në rend dite është edhe projektligji për mbrojtjen e personave fizikë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale me qëllim parandalimin, hetimin, zbulimin apo ndjekjen e veprave penale apo për ekzekutimin e sanksioneve penale.

Propozim-vendim vazhdimin e gjendjes së krizës në zonën e Qytetit të Shkupit për shkak të mungesës së energjisë termike, mundësisë për shfrytëzimin e lëndëve djegëse alternative dhe gjendjes së energjisë termike është pika e vetme e rendit të ditës së Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri.

Derisa anëtarët e Komisionit Juridiko-Ligjvënës duhet të mbajnë dy seanca, atë të 145-të dhe të 146-të.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat