Moti në Maqedoni, me vranësira dhe reshje shiu

Maqedonia

Moti në Maqedoni, me vranësira dhe reshje shiu

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 08:21
Foto ilustrim

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me periudha të shkurta me diell.

Në orët e pasdites e sidomos në pjesët më veriore do të ketë reshje të rrëmbyeshme dhe kushte për shfaqjen e shtrëngatave.

Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 7 deri në 14 gradë, ndërsa maksimalja prej 22 deri në 29 gradë.

Në Shkup do të mbaj mot me diell me vranësira mesatare të ndryshueshme dhe me erë mesatare jugore.

Në disa pjesë të rajonit do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme afatshkurtëra dhe shfaqje të shtrëngatave të rralla.

Temperatura minimale do të jetë rreth 10 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 23 gradë.

Mot i ndryshueshëm me vranësira do të mbizotërojë deri të shtunën me erë mesatare, herë pas here të fortë jugore.

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme në shumë vende.

Nga e diela do të fillojë të fryjë erë veriore dhe temperaturat do të pësojnë rënie graduale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat