Nga reshjet e fundit, më së shumti shi ka rënë në Mavrovë

Maqedonia

Nga reshjet e fundit, më së shumti shi ka rënë në Mavrovë

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 12:45
Foto ilustrim

Në 24 orët e kaluara më së shumti shi ka rënë në Mavrovë, 11 litra për metër katror.

Siç njofton DPHM, deri në orën tetë të mëngjesit të sotëm janë matur dy litra sediment ujor në Kriva Pallankë dhe Kodër të Diellit në Tetovë, si dhe një litër për metër katror në Shkup, Shtip, Vinicë, Krushevë, Kumanovë dhe Pozharanë.

Temperaturat minimale lëvizin prej 6 gradë në Berovë, 7 Kodër të Diellit, 8 Manastir, 9 Kriva Pallankë, 10 Mavrovë, Prilep, Demir Kapi, Krushevë, 11 Shkup, Tetovë, Ohër, Strumicë, 12 Shtip, Gjevgjeli, Kumanovë, deri në gradë në Dojran 16.

Sot moti është me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare.

Në Luginën e Shkupit ka paraqitje të mjegullës dhe po fryn erë e dobët deri në mesatare e ndryshueshme.

Gjatë ditës do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 23 deri në 30 gradë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat