Regjistrohen raste me ethet e derrave afrikane në Kumanovë

Maqedonia

Regjistrohen raste me ethet e derrave afrikane në Kumanovë

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 20:59
Kumanovë

Raste me ethet e derrave afrikane është regjistruar në fermat në fshatrat e Kumanovës Umin Dol, Novosellë dhe Ljubodrag, njoftojnë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, e cila u mblodh sot për shkak të shpërthimit të sëmundjes së derrave.

Shtabi informon qytetarët se sëmundja e derrit nuk është e dëmshme për njerëzit dhe kafshët e tjera që janë bartëse të mundshme.

“Ndalimi i qarkullimit dhe tregtisë së derrave, regjistrimi i jashtëzakonshëm i të gjitha fermave të derrave dhe identifikimi i të gjithë derrave në ferma brenda shtatë ditëve, janë masat që vlejnë për fshatrat Umin Dol, Novosellë dhe Ljubodrag të Komunës së Kumanovës”, thuhet në njoftim.

Shoqatat veterinare do të kryejnë edhe ekzaminim klinik në ferma duke marrë mostra (gjak te plotë) për testim virologjik nga derrat në secilën fermë, poashtu është vendosur ndalimi për therjen e derrave në kushte shtëpiake, deri ne daljen e rezultatit negativ.

Shtabi rekomandoi mbarështuesit e derrave, të cilët gravitojnë në gjithë territorin e Komunës së Kumanovës, që t’i respektojnë rekomandimet e institucioneve kompetente dhe t’u përmbahen atyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat