Fadil Zendeli: Për momentin nuk do të dorëzojmë interpelancë kundër Grubit

Maqedonia

Fadil Zendeli: Për momentin nuk do të dorëzojmë interpelancë kundër Grubit

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 11:52
Fadil Zendeli

Deputeti i Lëvizjes Besa Fadil Zendeli, thotë se për momentin ata nuk do të dorëzojnë interpelancë për zv.kryeministrin Artan Grubi.

Në një deklaratë për AIM, Zendeli tha se dyshon se pushteti ka shumicë në Kuvend.

“Nuk ka një gjë të tillë për momentin, por nuk e përjashtoj që në të ardhmen si parti opozitare të dorëzojmë interpelancë për ministrat e BDI-së dhe Qeverisë në përgjithësi”, tha Zendeli.

Për ngjarjet në BDI, Zendeli theksoi se janë çështje e brendshme partiake.

“Nuk kanë shumicë. Mendoj se pushteti në një farë mënyre e hedh fajin te OBRM-PDUKM-ja dhe partitë tjera opozitare. BDI na përzien edhe neve, por në thelb problemi është në vetë shumicën e cila në Kuvend nuk ka kapacitet dhe nuk ka numra për t’i realizuar politikat e tyre”, tha Zendeli.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat