Jovanovski: Është hequr përkohësisht bllokada nga transportuesit

Maqedonia

Jovanovski: Është hequr përkohësisht bllokada nga transportuesit

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 22:26
Foto ilustrim

Duke pasur parasysh informacionin e Ministrisë së Brendshme se nesër do të vijë një delegacion i rangut të lartë nga Gjermania i kryesuar nga presidenti, u kërkova transportuesve të tregojnë me gjest se nuk duan të cenojnë reputacionin e vendit dhe të mos komplikojnë protokollet e sigurisë, të tërhiqen nga bllokada gjatë pranisë së delegacionit, pra deri të enjten, dhe nëse nuk arrihet marrëveshje me Qytetin e Shkupit dhe NTP-në, të premten do të dalin sërish në rrugë, tha për AIM-në drejtori i “Sloboden Prevoz”, Lenin Jovanovski.

Ai paralajmëroi se më pas do të bllokohet me të 200 autobusët dhe Shkupi do të bllokohet në disa rrugë deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit.

“Edhe pse e drejta për të protestuar nuk u kontestua edhe në rrethana të tilla, megjithatë ne treguam ndërgjegjësim dhe qëndrim të përgjegjshëm ndaj asaj që është interesi i shtetit. Beteja vazhdon dhe nuk mund të jetë asnjëherë e lehtë, por do të fitojmë, mbi të gjitha sepse drejtësia është në anën tonë dhe sepse jemi unikë2, thotë Jovanovski.

Sot, siç shtoi ai, transportuesit privatë kanë treguar unitet dhe seriozitet në synimet e tyre për të nxjerrë drejtësinë në dritë dhe për të tërhequr vëmendjen e të gjithë publikut për problemin me të cilin po përballen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat