Geer: Qeveria dhe opozita të bashkëpunojnë për zbatimin e agjendës evropiane

Maqedonia

Geer: Qeveria dhe opozita të bashkëpunojnë për zbatimin e agjendës evropiane

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 16:30
David Geer

“I hapëm negociatat inkuadruese, ndërsa në zemër të këtyre negociatave është respektimi i ligjit dhe parandalimi i korrupsionit, por gjithsesi rëndësi më kyçe kur flasim për këto reforma ka që edhe Qeveria edhe opozita të punojnë së bashku më zbatimin e agjendës evropiane”.

Këtë e deklaroi sot shefi i Delegacionit të BE-së në vend David Geer, pas promovimit të projektit “Clean AirDrom – zero mbetje të ngurta në Komunën e Aerodromit”.

I pyetur ta komentojë atë “që Qeveria e akuzon opozitën se gjoja është proruse, ndërsa u jep shtetësi dhe i mbështetë biznesmenët apo kriminelët prorusë”, sikurse biznesmenin ukrainas Oleksandar Onishchenko, euroambasadori Geer potencoi se çdo institucion nëse e sheh se dikush ka kryer vepër penale, atë person duhet ta nxjerrë para drejtësisë dhe duhet të jetë i pavarur dhe profesional në këtë proces, ndërsa kjo në këtë moment të inkuadrimit është definitivisht në fokusin e BE-së.

I pyetur për deklaratën e deputetit bullgar, Kostadin Kostadinov se maqedonasit dhe bullgarët janë popull i njëjtë që jetojnë në dy shtete dhe e flasin gjuhën e njëjtë, Geer tha se është shumë e rëndësishme marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të vazhdojnë të përmirësohen, ndërsa kjo u dëshmua edhe me hapjen e qendrës së re kulturore bullgare në Shkup të premten.

“Gjithashtu, është shumë e rëndësishme të gjithë liderët dhe politikanët të kenë respekt dhe përgjegjësi të ndërsjellë për të punuar drejt zhvillimit të marrëdhënieve midis dy shteteve, që është në interes të gjithësecilit”, shtoi Geer.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat