Bie numri i martesave dhe i lindjeve në Maqedoni

Maqedonia

Bie numri i martesave dhe i lindjeve në Maqedoni

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Në tremujorin e tretë të vitit 2022, në vend janë shënuar 4.956 lindje dhe në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë, numri i tyre është zvogëluar për 3.0 për qind, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave.

Numri i të vdekurve është ulur për 28.9 për qind krahasuar me vitin e kaluar, gjegjësisht 5145 persona, nga të cilët 12 foshnja të vdekura.

Rritja natyrore është -189 persona, gjegjësisht për kaq persona është më i vogël numri i lindjeve të gjalla nga numri i personave të vdekur.

Në këtë tremujor të vitit janë lidhur 4.614 martesa dhe numri i tyre është ulur për 5.1 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021.

Për tremujorin e tretë të vitit 2022 janë pranuar 314 raporte për martesa të divorcuara, që paraqet një rënie prej 13.0 përqindëve krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit 2021.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat