ESHS-Maqedoni: Inflacioni në nëntor 19.5 për qind

Maqedonia

ESHS-Maqedoni: Inflacioni në nëntor 19.5 për qind

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Kostoja e jetesës në nëntor është rritur për 19.5 për qind krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë për 15,2 për qind, njoftojnë sot nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Krahasuar me muajin tetor, kostoja e jetesës është rritur me 0.5 për qind dhe çmimet e shitjeve me pakicë me 0.2 për qind.

Rritje e kostos së jetesës krahasuar me tetorin ka për pijet alkoolike me 4 për qind, verërat me 3,4 për qind, mishin me 2,6 për qind, peshkun dhe prodhimet e detit me 2,2 për qind, qumështin, produktet ushqimore që nuk përmenden diku tjetër me 1,9 për qind, ujin mineral, pijet e gazuara., lëngjet e frutave dhe perimeve me 1,8 për qind, djathi dhe gjiza, kafeja, çaji, kakaoja me 0,8 për qind, vezët me 0,7 për qind, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat me 0,6 për qind, birra me 0,3 për qind dhe buka dhe drithërat me 0.2 për qind.

Ulje e kostos së jetesës është vërejtur te frutat e freskëta dhe të ftohta me 8,9 për qind dhe te vajrat dhe yndyrat me 5 për qind./

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat