Pendarovski po mendon për mandatin e dytë për president

Maqedonia

Pendarovski po mendon për mandatin e dytë për president

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 12:35
Stevo Pendarovski

Presidenti Stevo Pendarovski në intervistën e djeshme për televizionin Alsat ka bërë të ditur se është e mundur të kandidohet për një mandat të dytë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Ai gjithashtu përmendi se ishte i vetmi kandidat për president që kishte sllogane në gjuhën shqipe.

“Unë jam politikani i parë maqedonas që kishte parrulla në gjuhën shqipe për fushatën e tij të parë. Nëse vendos të shkoj sërish, për një mandat të dytë, do të më duhet të dal me diçka krejtësisht të re.

Nëse qytetarët janë të kënaqur me mandatin tim, Zoti ju bekoftë deri në vitin 2024, sigurisht, nëse marr mbështetje politike nga koalicioni që më ka mbështetur në dy përpjekjet e mëparshme, do të mendoj për atë temë për një mandat të ri, tha Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat