Alarm i rrejshëm për bombë në objektin e “Postës së Maqedonisë”

Maqedonia

Alarm i rrejshëm për bombë në objektin e “Postës së Maqedonisë”

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Alarmi për mjet shpërthyes të vendosur në objektin e “Postës së Maqedonisë së Veriut” që është marrë sot në adresën e emailit të këtij institucioni, është i rremë.

Nga MPB thonë se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimin e sotëm.

“Është konstatuar se është alarm fals. Menjëherë pas marrjes së denoncimit, punonjësit e policisë kanë marrë masa për evakuim të sigurt dhe më pas janë kryer kontrolle të hollësishme nga ekipet për kontrolle antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzim të rremë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat