Pse kanë shpeshtuar sulmet kundër Bujar Osmanit Apasievi me shokë?

Maqedonia

Pse kanë shpeshtuar sulmet kundër Bujar Osmanit Apasievi me shokë?

Më: 25 janar 2023 Në ora: 09:01
Bujar Osmani

Pas marrjes së kryesimit me OSBE-në, shefi i Diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani është në qendër të sulmeve nga qarqe antievropiane të udhëhequr nga Dimitar Apasiev, kryetar i “E Majta”- i njohur për qëndrimet e tij albanofobe.

“A planifikon Bujar Osmani të solidarizohet me serbët që terrorizohen nga kosovarët…”, “Bugar Osmanov, zonja dhe zotërinj, nga suksesi në sukses”… komente këto nga Apasievi dhe shokët.

Njohësit e rrethanave politike në vend e cilësojnë arritjen më të madhe diplomatike kryesimin e vendit me OSBE-në, prandaj, sipas tyre, ky fakt ka zemëruar qarqet nacionaliste për të sulmuar kryesuesin, i cili ka qëlluar të jetë i etnitetit shqiptar.

“Pa pik dyshimi se është një nga sukseset më të mira diplomatike në historinë e vendit, në mos suksesi me i madh, sidomos në këto rrethana të kryesosh me Organizatën më të madhe rajonale për Siguri, është sfidë në vete, por që besoj se do të realizohet me sukses nga ministri i jashtëm aktual i vendit.

Ky kryesim ndoshta dhe përcakton të ardhmen. E në këtë moment nisja e punës jep shpresën për të ardhmen. E këtë filloi menjëherë ta bën kryesuesi, MPJ Bujar Osmani, i cili ishte për vizitë në Kiev, aty ku dihet se kush është agresori dhe kujt duhet t’i jepet ndihma.

Vështrimet mbi të ardhmen përbëjnë një proces që kanë vetëm një pasqyrë, ajo është përmirësimi i aftësisë tonë si shtet për të përmirësuar gjendjen.

E ku më mirë se sa tani me kryesimin e OSBE- “Fjala është për njerëzit”. Është shumë më rëndësi për një shtet të vogël si jemi ne, të promovohemi në skenën politike botërore, përmes një organizate me peshë që po kryesohet nga një shqiptar me synim të qartë jetën e njerëzve dhe paqen”, është shprehur politikologu Xhenur Iseni.

Image
Sulmi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat