MASH-Maqedoni: Rreth 2.700 studentë do të marrin rritje të bursave

Maqedonia

MASH-Maqedoni: Rreth 2.700 studentë do të marrin rritje të bursave

Më: 27 janar 2023 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Rreth 2.700 studentë, përfitues të bursave nga vitet e kaluara akademike, do të kenë rritje të mjeteve.

Gjegjësisht në vend të 3.000 denarëve aktualë, këta studentë në të ardhmen do të marrin bursa prej 6.050 denarë.

Me këtë vendim Ministria e Arsimit iu përgjigj kërkesave të studentëve dhe konfirmoi edhe një herë angazhimin për barazi dhe kujdes për këtë kategori qytetarësh.

Studentët përfitues të kësaj kategorie bursash do të njoftohen gjatë javës së ardhshme për mënyrën dhe procedurën e rregullimit të kësaj të drejte

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat