Borissov: Maqedonia e Veriut të mos bie nën ndikimin rus

Maqedonia

Borissov: Maqedonia e Veriut të mos bie nën ndikimin rus

Më: 30 janar 2023 Në ora: 11:39
Boyko Borissov

Ish-kryeministri bullgar Boyko Borissov thotë se Maqedonia e Veriut nuk duhet të bie nën ndikimin rus.

Ai thotë se nuk duhet të mashtrojmë dhe se rasti i Hristijan Pendikov është një përpjekje për të rivendosur ndikimin rus në Maqedoni.

Borissov thotë se gjëja më e mirë për Bullgarinë është anëtarësimi i Maqedonisë në BE.

Shefi i diplomacisë bullgare, Nikollaj Milkov, tha se Pendikov për momentin nuk do të kthehet në Maqedoni për shkak të kërcënimeve.

Ai u rrah nga tre djem dhe më pas autoritetet bullgare e dërguan me avion në Sofje për mjekim. Pendikov poashtu është sekretar i klubit bullgar “Car Borisi i Tretë” në Ohër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat