Rikthehet sistemi në pikën kufitare “Deve Bair”

Maqedonia

Rikthehet sistemi në pikën kufitare “Deve Bair”

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 14:49
“Deve Bair”

Qarkullimi në vendkalimit kufitar “Deve Bair” është rikthyer në normalitet.

Pika kufitare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë ka filluar të funksionojë në mënyrë normale pas bllokimit për 2 orë për shkak të defektit në sistemin e kontrollit kufitar.

Ministria e Brendshme bën me dije se defekti në sistem në të gjitha pikat kufitare është mënjanuar dhe se funksionon normalisht.

 Problemi kishte të bëjë me hyrjen në Maqedoni, ndaj disa nga qytetarët bullgarë që duan të hyjnë sot në mëngjes janë duke pritur në radhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat