Derivatet ulen, çmimet e biletave s’ndryshojnë

Maqedonia

Derivatet ulen, çmimet e biletave s’ndryshojnë

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Përkundër uljes së çmimit të karburanteve, çmimet e biletave për transportin ndër-urban nuk kanë ndryshuar. Qytetarët paguajnë me çmimin e vjetër, kur një litër naftë shitej për 111 denarë.

“Udhëtoj për Tetovë. Nuk pres të ketë lirim, mendoj se njëjtë do të mbetet. Për nxënës si unë, është çmim i lartë sepse megjithatë Akoma mësoj në shkollë të mesme dhe përveç bursës nuk kam mjete tjera me çfarë të paguajë, edhe të familjes time nuk arrijnë të paguajnë pasi vërtetë është e lartë. Mendoj se edhe për udhëtarët tjerë që paguajnë nga paga e tyre edhe pë rata është çmim i lartë”, tha një qytetare.

“Duhet të ketë lirim, ka njerëz me pensione të ulëta, nuk mund të paguajnë edhe fatura edhe barna edhe ushqim…Unë udhëtoj prej Kumanove për në Manastir, çmimi I biletës është njësoj sikur të shkoj me taksi, 600 denarë për një drejtim”, shtoi një tjetër qytetare.

“Për në Vallandovë…çmimi I biletës është 540 denarë për një drejtim…Duhet të ketë lirim”, tha një qytetar.

Kompanitë transportuese thonë se po bëjnë kalkulime, por për momentin nuk mund të pritet ulje e çmimit të biletave, pasi çmimet e derivateve akoma nuk janë stabile. Thonë se në krahasim me vitin 2019, numri i udhëtarëve është ulur për 43,6 për qind

“Në këtë moment jo, edhe pse ta dini, çdo transportues vetë bën kalkulimeve për çmimin e biletës dhe interesi I transportuesve nuk është çmimi I lartë I biletave, pasi ne në të gjitha mënyrat luftojmë që të kemi më shumë udhëtarë. 00:52 Keni edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në çmimin e biletës së autobusëve. Përveç çmimit të derivateve që akoma është për 35 përqind më I lartë, prej para fillimit të krizës. Kemi antifrizin, vajin, çmimin e gomave, çmimin e pjesëve rezervë që mesatarisht është shtrenjtuar për rreth 25 deri në 35 përqind”, u shpreh Masar Omeragiç, Rule Turs.

Çmimet e biletave Shkup- Tetovë vazhdojnë të mbeten 200 denarë për një drejtim, ose 50 denarë më shtrenjtë se më herët, Shkup Kumanovë 170 denarë ose për 20 denarë më shtrenjtë se para krizës. Rritje të çmimeve kanë pësuar të gjitha biletat për të gjitha qytetet, ndërsa më së shumti paguajnë qytetarët që udhëtojnë për Manastir dhe Ohër. Për Manastir udhëtarët paguajnë maksimalisht 730 denarë, ndërsa për Ohër çmimi i biletave për një drejtim arrin deri në 890 denarë./Alsat.mk

Linjat

Shkup-Tetovë 200 denarë një drejtim
Shkup- Kumanovë 170 denarë një drejtim
Shkup- Manastir 630- 730 një drejtim
Shkup Ohër 840, 850, 890 një drejtim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat