RMV: Edhe dy javë afat për dorëzimin e dokumentacionit për përfitim të bursës

Maqedonia

RMV: Edhe dy javë afat për dorëzimin e dokumentacionit për përfitim të bursës

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 12:08
Foto ilustriml

Studentët e Maqedonisë së Veriut që kanë arritur të fitojnë bursë për vitin akademik 2022/23, do të mund deri më 17 shkurt të dorëzojnë dokumentet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Studentët fitues duhet të shkarkojnë dhe plotësojnë tri kopje të Marrëveshjes për bursë dhe së bashku me një kopje të llogarisë bankare, t’i dërgojnë në adresën “Shën Kirili dhe Metodi”, bulevardi 54, 1000 Shkup ose përmes postës.

“Kandidatët e refuzuar, do të ketë mundësi të parashtrojnë ankesë deri te Komisioni Shtetëror për Vendimmarrje për Procedurën Administrative dhe Procedurën nga Marrëdhënia e Punës në Shkallë të Dytë, në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të Aktvendimit nga MASH-i ku do të theksohet arsyeja e refuzimit të aplikimit. Kërkojmë nga kandidatët e refuzuar që të mos dorëzojnë kundërshtime para marrjes së Aktvendimit”, sqarojnë nga Ministria, duke theksuar që aktvendimet janë duke u përgatitur.

Më 31 janar, Ministria për Arsim dhe Shkencë ka publikuar rezultatet e bursave studentore për kategoritë e ndryshme, si për universitetet privat dhe shtetërore. Studentët e Maqedonisë së Veriut kanë pasur mundësi deri më 5 dhjetor të vitit 2022 të aplikojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për të fituar bursë, e cila si mbështetje financiare te studentët do të shpërndahet nëntë muaj të këtij viti akademik.

Konkursi ishte shpallur në faqen zyrtare të MASH-it, ndërsa aplikimi do të jetë vetëm në formë elektronike KËTU. Vlera e bursave në disa kategori do të arrijë deri 18 mijë denarë. Vlera e tillë është edhe për 30 bursat e studentëve të kimisë, 20 të fizikës dhe 20 të matematikës. Kë bëjnë pjesë edhe studentët e bujqësisë, veterinarisë dhe pylltarisë.

Ministria ka sqaruar që në vitin akademik 2022/23 do të ketë 3000 bursa për tre kategori të reja, ku përfshihen drejtime me mungesë të kuadrit. Vlera e bursave fillon prej 6 050 denarëve.“Gjithsej 1,470 bursa janë dedikuar për student të rregullt nga kategoritë sociale. Për studentët e fushave shkencore të shkencave teknike-teknologjike, bioteknike, shoqërore dhe humane, janë paraparë 770 bursa, ndërsa 85 bursa për student të regjistruar në programet studimore të informatikës”, sqarojnë nga Ministria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat