Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 09:34
Foto ilustriml

Moti sot në orët e mëngjesit do të jetë i ftohtë dhe me temperatura nën zero, ndërsa gjatë ditës me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell.

Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verior, më e theksuar përgjatë Vrdarit dhe në pjesët lindore, ku lokalisht do të arrijë shpejtësinë mbi 60 kilometra në orë.

Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej -4 deri në 4 gradë, shkruan Alsat.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e fortë nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 2 gradë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat