DPHM: Nesër priten reshje të borës në Maqedoni

Maqedonia

DPHM: Nesër priten reshje të borës në Maqedoni

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Drejtoria për punë hidrometeorologjike paralajmëroi se nesër do të ketë vranësira të shtuara me dukuri të reshjeve të dobëta të borës në male, fillimisht në veri, e më pas do të ketë edhe në pjesët perëndimore të vendit.

Gjatë ditës do të fryjë edhe erë e matur deri e përforcuar, më e shprehur përgjatë Vardarit.

Nga e hëna pason periudha e motit stabil me temperatira të mëngjesit jo shumë të ulëta, ndërsa të ditës, deri nga mesi i javës do të jenë në ngritje graduale.

Temperaturat e mlëngjesit do të jenë deri -7, ndërsa e ditës deri 15 gradë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat