LD-Maqedoni kërkon që të kryhen hetime për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-d

Maqedonia

LD-Maqedoni kërkon që të kryhen hetime për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-d

Më: 15 mars 2023 Në ora: 11:12
Lidhja Demokratike e Maqedonisë

Lidhja Demokratike e Maqedonisë kërkon nga Enti Shtetëror për Auditim që të kryejë revizion të aktiviteteve të deritanishme dhe shpenzimin e milionave (mbi 20 milion) nga institucionet shtetërore për përgatitjen e ndërtimit të korridoreve 8 dhe 10-d, nga konsorciumi Bektel-Enka, me vlerë 1 miliard e 300 milionë euro, si dhe mbi 300 milionë euro të planifikuara për shpronësimin e tokës ku do të kalojnë trasetë e korridoreve (rrugëve).

“Janë paraqitur në opinion shumë informacione të diskutueshme dhe korruptive në lidhje me konsulentët, mbikëqyrjen etj., të cilat kanë hapur shumë çështje, veçanërisht se është një krim i rëndë, i cili rrezikon të gjithë projektin dhe mund të ndodhë që të mbetemi pa miliona euro dhe pa rrugë, me detyrime të mëdha ndaj kompanive që duhet të ndërtojnë rrugët.

Në të njëjtën kohë, sugjerojmë që Qeveria t’i dërgojë Kuvendit informacion për aktivitetet e deritanishme dhe Kuvendi të hapë debat.Në provim janë edhe institucionet shtetërore (MPB, ASK, DAP) si dhe Prokuroria Publike, sepse kanë për obligim të kryejnë kontrolle dhe hetime për aktivitete eventuale kriminale nga funksionarët e lartë”, thonë nga LD-Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat