Pendarovski përshëndet marrëveshjen e Kosovës dhe Serbisë

Maqedonia

Pendarovski përshëndet marrëveshjen e Kosovës dhe Serbisë

Më: 19 mars 2023 Në ora: 07:43
Stevo Pendarovski

Kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski me një postim në rrjetet sociale, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.

Pendarovski nuk ka dhënë më shumë detaje por ka shkruar:

“Përshëndes marrëveshjen e arritur nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, nën kujdesin e BE-së”.

Përndryshe, takimi trepalësh është zhvilluar në vilën presidenciale në Ohër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat