Schinas: Hapja e klastereve me RMV-në, pas ndryshimeve kushtetuese

Maqedonia

Schinas: Hapja e klastereve me RMV-në, pas ndryshimeve kushtetuese

Më: 21 mars 2023 Në ora: 11:34
Margaritis Shinas

“Procesi i evropianizimit në Ballkan është i pakthyeshëm, të gjitha vendet e rajonit, përfshirë Maqedoninë e Veriut, janë të vendosur në rrugën drejt BE-së”.

Këtë e thotë nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis Shinas, në një deklaratë për AIM, dhënë më margjinat e Konferencës në Selanik, kushtuar rolit të agjencive të lajmeve në informimin objektiv dhe luftën kundër dezinformatave në realitetin e ri të Ballkanit, organizuar nga Asociacioni i Agjencive Ballkanike të Lajmeve – Evropa Juglindore (AABL-EJL).

Në fjalën e tij në Konferencë, Schinas tha se tani është momenti që rajoni të evropianizohet, në vend që BE-ja të ballkanizohet, siç ka ndodhur shumë herë në të kaluarën.

I pyetur që të japë sqarime se si të evropianizohet rajoni në të cilin ka shumë çështje të hapura dypalëshe, të cilat nuk janë sipas standardeve evropiane, siç është kontesti mes Sofjes dhe Shkupit, Schinas theksoi se nëse shikoni prapa në histori ka pasur shumë shembuj të ballkanizimit të politikës evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat