Qeveria themeloi Galerinë e Artit në Gostivar

Maqedonia

Qeveria themeloi Galerinë e Artit në Gostivar

Më: 21 mars 2023 Në ora: 20:58
Foto ilustrim

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ka njoftuar se sot në seancë qeveritare është sjellë vendimi për themelimin e Galerisë së Artit në Gostivar.

“Realizimi i Programit tone zgjedhor ne fushën e kulturës vazhdon te zbatohet edhe në praktikë.

Pas themelimit të teatrit muzikor në Tetovë, me kërkesë te artistëve dhe me iniciativë të deputetëve të BDI-së, sot në seancën e Qeverisë sollëm vendim për themelimin e Institucionit kombëtar “Galeria në Gostivar” me seli në Gostivar, pjesë e programit tonë zgjedhor.

Ky institucion themelohet për promovimin e trashëgimisë kulturore në rajonin e Pollogut, ndërsa mjetet e punës dhe ato financiare do të sigurohen përmes ministrisë se Kulturës dhe buxhetit shtetëror”, qëndron në njoftimin e Grubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat