Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Maqedonia

Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Më: 27 mars 2023 Në ora: 13:46
Foto ilustrim

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,23 % në raport me vendimin e datës 22.3.2023.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 4,090 %, te nafta ka ulje për 1,040 %, te vaji ekstra i lehtë ka ulje për 1,718 % dhe te mazuti rritja është për 3,306%.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 1,028%.

Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 1,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-95 rritet për 1,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕUROSUPERIT BS-98 rritet për 1,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,550 den/kg dhe do të jetë 37,628 den/kg.

Nga data 28.3.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 82,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 84,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 73,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 72,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 37,628 (denarë/kilogram)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat