Apeli cakton seancë të enjten për rastin “Titanik”

Maqedonia

Apeli cakton seancë të enjten për rastin “Titanik”

Më: 28 mars 2023 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Gjykata e Apelit në Shkup më 30 mars caktoi seancë për rastin “Titanik 2” ku i akuzuar është ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov.

“Gjykata e Apelit në Shkup njofton se është caktuar 30.03.2023 në ora 11:30 për rastin e ashtuquajtur “Titanik 2″”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Seanca në apel është disa ditë para vjetërsimit të veprës penale të Mijallkovit për “pranim të shpërblimit”.

Më 23 janar të këti viti, Gjykata Penale shpalli dënim prej gjithsej 12 viteve për parregullsitë zgjedhore në vitn 2013.

Ndryshe me aktgjykimin e parë të shpallur më 8 mars 2019, të akuzuarit u dënuan me 19 vjet e 8 muaj burg, por në dhjetor të po atij viti, Gjykata e Apelit në Shkup e prishi aktgjykimin dhe e ktheu lëndën në rigjykim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat