Maqedonia e Veriut do t’i dhurojë helikopterë Ukrainës

Maqedonia

Maqedonia e Veriut do t’i dhurojë helikopterë Ukrainës

Më: 30 mars 2023 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Në seancën e djeshme të qeverisë është marrë vendim për dhurimin e helikopterëve për Ukrainën. Këtë e kishte bërë të ditur më herët edhe ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, e cila tha se me gjasë do të dhurohen 12 helikopterë Mi-24.

“Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informatat për nevojën e lidhjes së Protokollit për dhurimin e avionëve (helikopterëve) ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës dhe miratoi Vendimin për dhurimin e avionëve (helikopterë) në Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës”, njoftoi Qeveria.

Helikopterët Mi-24 që do të dhurohen nga vendi janë të prodhimit rus dhe janë blerë nga Ukraina në vitin 2001, por burimet e tyre kanë mbaruar 8 vjet më parë, domethënë nuk përdoren për mungesë të pjesëve rezervë dhe të ngjashme.

“Disa prej tyre janë modernizuar – dmth dy, por ai modernizim është përshtatur me ato kushte atëherë dhe absolutisht nuk korrespondon me atë që duhet tani, edhe nëse duam të flasim për zhvillimin e teknologjive – tha Petrovska disa ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat