Mickoski: Presione për ndryshimet kushtetuese

Maqedonia

Mickoski: Presione për ndryshimet kushtetuese

Më: 9 prill 2023 Në ora: 15:44
Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickosk

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski thotë se vazhdimisht ka presione të ndryshme, por se nuk e ndryshon qëndrimin për tu bërë pjesë e procesit të ndryshimeve të Kushtetutës. Mickoski tha se nuk mund të ketë kurrfarë modeli pa konsensus kombëtar.

“Deri më tani nuk kam dëgjuar argument që i fiton argumentet që unë i prezantoj. Në jetë duhet të keni logjikë elementare, argumentet e mia janë logjikë elementare…

Modeli jonë mund të jetë vetëm model në të cilin do të kemi konsensus kombëtar në Maqedoni. Në këtë çështje nuk kemi konsensus. Konsensus bëhej kur shitej Maqedonia.

Ata atë moment e lëshuan, ndërsa tani u ofrojmë model të modifikuar, të njëjtë si modeli kroat, vend anëtar i BE-së”, tha Hristijan Mickovski, kryetar i OBRM-PDUKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat