Rinia e Batincës me vetëfinancim rregullon qendrën e fshatit

Maqedonia

Rinia e Batincës me vetëfinancim rregullon qendrën e fshatit

Më: 29 prill 2023 Në ora: 14:37
Batincë

“Këtu më herët i kanë lidhur gomarët e tani ja si është bërë”.

Kështu dukej sheshi i fshatit Batincë muaj më parë kur filloi të ndërtohet.

E kështu duket sot, edhe pse ka mbetur edhe pak punë që të finalizohet.

Edhe pse është quajtur Sheshi i Rinisë aty takuam edhe të moshuar që po shijonin diellin e pranverës.

“Kur u nis dy veta e morën, dhe për të mos hedhur para thanë do e bëjmë vetë, kjo mëhalla jonë ka shumë në kurbet, kanë dërguar nga 5mijë euro, vetëm kanali 12 mijë euro ka kushtuar, do behët më mirë si të shtrohet asfalti, këtu më herët i kanë lidhur gomarët e tani ja si është bërë këtu”, thotë banori i Batincës.

Mjetet janë siguruar kryesisht nga mërgimtarët dhe nga banoret e vendit, e përveç se kanë grumbulluar mjetet financiare banoret edhe vetë kontribuuan në rregullimin e këtij sheshi.

“Para kemi grumbulluar për këtë sheshin, 90 mijë euro, mërgimtarët i dërguan edhe kryesia e xhamisë shumë mirë i menaxhoi ato para dhe e bëri atë, xhaminë, dhe rrethin. Ende do bëjnë edhe rrugët do i bëjnë”, thotë banori.

Përveç kësaj iniciative Shoqata Rinia e Batincës me mjetet financiare të banorëve, muaj me herët rinovuan edhe shkollën, vendosen shporta për mbeturina dhe ndërtuan stacione për pritjen e autobusit.

“Pas dy muajve intensivë sheshi ka këtë pamje, kanë mbetur edhe disa gjëra që të përfundohen dhe ka mbetur edhe asfaltimi. 0010(1:00) kryesisht mjetet janë siguruar nga bashkëfshataret, kanë kontribuar edhe mërgimtarët, kompanitë vendase por edhe Komuna e Studenicanit”, thotë Avni Xhemaili, kryetar i Shoqatës “Rinia e Batincës”

Shumica e banorëve të këtij fshati janë në mërgim dhe kryesisht në Itali e këto pushime të verës falë kontributit të tyre mërgimtarët e fshati Batincë do të gjejnë qendrën e fshatit shumë më ndryshe nga viti i kaluar. Ky fshat është 10 kilometra larg Shkupit dhe bën pjesë në Komunën e Studeniçanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat