LSDM: Të sigurohet shumica për ndryshimet Kushtetuese

Maqedonia

LSDM: Të sigurohet shumica për ndryshimet Kushtetuese

Më: 19 maj 2023 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Është koha për votën për Evropë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për vazhdimin e rrugës evropiane. Me këtë mesazh dolën socialdemokratët pas përfundimit të seancës së mbrëmshme të Këshillit Qendror partiak.

Në takim ishin miratuar një sërë konkluzash, që kanë të bëjnë me vazhdimin e procesit eurointegrues, për çka nevojitet shumica prej dy të tretave në Kuvend për ndryshimet kushtetuese me të cilët Bullgarët do të futen në Preambulën e Kushtetutës.

Nga LSDM-ja kanë edhe mesazh për OBRM-PDUKM-në

“Është e qartë se në OBRM-PDUKM ka individë që nuk mendojnë njëjtë sikurse liderët e tyre dhe sinqerisht besojnë që vendi ta vazhdojë rrugëtimin drejt BE-së. Këtyre individëve duhet t`u jepet shansi t`i bashkëngjiten trenit që shkon drejt Brukselit”, tha Dimitar Kovaçevski, LSDM.

Reklama

Një nga konkluzionet që u prezantuan ishte edhe thirrja drejtuar partive politike për t`u bashkuar për të ardhmen evropiane.

“Kryesia Qendrore e LSDM-së vlerëson se mbështetja për rrugën evropiane është shans historik që duhet të shfrytëzohet tani. Nuk guxojmë të ndalemi në rrugën drejt BE-së, veçanërisht në kushte kur zbatohen reformat, kur po vazhdon procesi i skriningut, kurse negociatat me BE-në janë me identitet të siguruar gjuhësor dhe kulturor maqedonas”, tha Bogdanka Kuzeska.

Mbledhja e Kryesisë Qendrore të LSDM-së erdhi pas qëndrimit të Kryeministrit Dimitar Kovaçevski në SHBA, ku realizoi takime edhe me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Entoni Blinken, që kishte mbështetur eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut.

Takimin me Blinkenin por edhe me zyrtarët tjerë amerikan, Kovaçevski para bashkëpartiakëve i vlerësoi si të suksesshme dhe të frytshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat