E mërkura është ditë jopune për të gjithë qytetarët në Maqedoni

Maqedonia

E mërkura është ditë jopune për të gjithë qytetarët në Maqedoni

Më: 20 maj 2023 Në ora: 12:33
Foto ilustrim

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, 24 maji 2023 (e mërkurë) është ditë jopune për të gjithë qytetarët e vendit.

Kjo për shkak të festës së “Shën. Kiril dhe Metodi”, që njihen si “ndriçuesit e sllavizmit.

Njëkohësisht, Ministria njofton se:

"Në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë, 23 maj 2023 (e martë), Dita Kombëtare e Vllehëve, është ditë jopune për qytetarët e Komuniteti Vllah në Republikën e Maqedonisë së Veriut."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat