Familjet e dëshmorëve reagojnë ndaj ish kryetarit të Haraçinës

Maqedonia

Familjet e dëshmorëve reagojnë ndaj ish kryetarit të Haraçinës

Më: 27 maj 2023 Në ora: 11:44
Brahim Ajvazi

Një pjesë e tokës shtetërore në Haraçinë u bë mollë sherri mes kreut aktual dhe ish kryetarit të Komunës së Haraçinës.

Ky i fundit, sipas raportimeve, ka kërcënuar kryetarin Ridvan Ibrahimi. Si rezultat, dyert e kësaj komune u mbyllën derisa të krijohen kushte për sigurinë e punonjësve komunal.

Në një deklaratë të para disa ditëve të ish kryetarit, Brahim Ajvazi, u tha se toka për të cilën është krijuar “sherri” shfrytëzohet edhe nga familjet e dëshmorëve të Haraçinës. Për këtë arsye, sot kanë reaguar familjarët e dëshmorëve, duke demantuar këto informata.

“Ne, familjarët e dëshmorëve në komunën e Haraçinës shprehim revoltën tonë ndaj deklaratës së ish kryetarit të komunës sonë, Brahim Ajvazi, në lidhje me tokën ku duhet të ndërtohet stadiumi i KF Shkëndija Haraçinë, për të cilën ai thotë se e shfrytëzojnë edhe familjarë të dëshmorëve. Këtë pretendim të tij ne e kundërshtojmë dhe distancohemi haptazi dhe deklarojmë se asnjë familjar i dëshmorëve nuk gëzon as një milimetër nga ajo tokë. Vlerësojmë se është e papranueshme të bëhen prononcime të këtilla të pabaza dhe të keqpërdoret emri i familjeve të dëshmorëve. Por edhe po të kishim ne tokë,do ishim të gatshëm atë tokë ta falim për të mirën e të rinjëve dhe qytetarëve,ashtu siç ja falën JETËN,Prindërit dhe Vëllezërit tanë”, thuhet në reagimin e familjeve të dëshmorëve të Haraçinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat