Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Më: 29 maj 2023 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,65% në raport me vendimin e datës 26.5.2023.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 0,694 %, te nafta për 0,269 %, te vaji ekstra i lehtë për 0,479 % dhe te mazuti për 1,637%.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,145%.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe të EURODIZELIT (D-E V) nuk ndryshojnë. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98 dhe të ЕURODIZELIT dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 0,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,742 den/kg dhe do të jetë 40,175 den/kg.

Nga data 30.5.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 80,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 83,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 69,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 68,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 40,175 (denarë/kilogram)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat