LSDM: Është mirë që OBRM-PDUKM nuk është kundër ndryshimeve kushtetuese

Maqedonia

LSDM: Është mirë që OBRM-PDUKM nuk është kundër ndryshimeve kushtetuese

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 11:20
LSDM

Është mirë që OBRM-PDUKM nuk është kundër amendamenteve kushtetuese, dialogu duhet të vazhdojë që në fund të gjithë të ndërtojmë një qëndrim të përbashkët se më së miri është që vendi të integrohet në BE, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

“LSDM edhe një herë demonstroi kapacitetin e saj shtetor dhe edhe një herë konfirmoi se e ardhmja e qytetarëve dhe interesi i shtetit është në rend të parë.

Prandaj propozuam bashkimin rreth konceptit evropian, OBRM-PDUKM t’i bashkohet një Qeverie të bashkuar për integrime evropiane në bazë të barazisë.

Vendimi për BE-në duhet të jetë i përbashkët, prandaj bëjmë thirrje për bashkim rreth drejtimit strategjik të vendit, për sigurimin e një të ardhmeje evropiane dhe përmbushjen e një objektivi tjetër strategjik, anëtarësimin në BE.

Gjuha dhe identiteti maqedonas janë të mbrojtura”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat