Mariçiq: Të vazhdojnë bisedimet me OBRM-PDUKM-në

Maqedonia

Mariçiq: Të vazhdojnë bisedimet me OBRM-PDUKM-në

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 21:44
Bojan Mariçiq

Takimi Kovaçevski-Mickoski ishte një hap i shkëlqyer në drejtimin e duhur dhe në atë takim u panë kushtet e LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së për amendamentet kushtetuese, tha zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

“Në atë mbledhje është kaluar një pengesë, ajo është se OBRM-PDUKM ka thënë se nuk është kundër ndryshimeve kushtetuese, ndërsa këtë e kanë thënë gjatë tërë vitit, por tani po flasim për kushtet. Ky është një ndryshim i madh”, tha Mariçiq.

Sipas tij, tani duhet të diskutojmë për kushtet, pra hapjen e kapitujve, periudhën e ndryshimeve kushtetuese, përbërjen e Qeverisë.

“Kanë ofruar diçka në një drejtim tjetër, por kjo nuk duhet negociuar përmes mediave. Ne po lëvizim në korniza realiste, ndërsa OBRM-PDUKM në korniza joreale jashtë kornizës së negociatave”, tha Mariçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat