Arrestohet një vjedhës në Veles, ka plaçkitur disa shitore

Maqedonia

Arrestohet një vjedhës në Veles, ka plaçkitur disa shitore

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Policët nga SPB Veles dje kanë arrestuar S.T.(27) nga Velesi.

Ai dyshohet se gjatë ditës ka plaçkitur tri objekte shitëse dhe ka marrë disa mjete.

MPB-ja sot ka bërë të ditur se disa nga sendet e sekuestruara janë gjetur dhe u janë kthyer pronarëve, ndërsa personi është ndaluar në stacionin policor në Veles.

Nga MPB thonë se pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat