Aksident në Manastir, lëndohet një 79-vjeçare

Maqedonia

Aksident në Manastir, lëndohet një 79-vjeçare

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 13:25
Foto ilustrim

Një grua 79-vjeçare dje është goditur nga një automjet në Manastir.

“Më datë 03.07.2023 në ora 09.45 në SPB Manastir është raportuar se në rrugën “Ignjat Atanasovski” në Manastir automjet “Volkswagen Golf” me targa të Manastirit i drejtuar nga V.J.(43) nga Manastiri ka goditur këmbësorin F. S. (79) nga Manastiri.

Në aksident F.S. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin klinik Manastir.

Kontrolli është kryer nga ekipi inspektues i SPB Manastir”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat