Mickoski: Pushtetit aktual po i vjen fundi

Maqedonia

Mickoski: Pushtetit aktual po i vjen fundi

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 14:13
Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot tha se zgjedhjet po afrohen dhe se po i vjen fundi pushtetit aktual. Mickoski siguron se nëse vjen në pushtet, do të kërkojë përgjegjësi për abuzimet që ka bërë pushteti aktual.

“Po vjen fundi, po vjen fundi për këta njerëz që për 6 vjet e nënçmojnë dhe e vjedhin Maqedoninë, ndërsa pas fundit vjen edhe ballafaqimi me realitetin dhe me shumë krim që kanë bërë.

Një pjesë do të arratisen, supozoj, sepse kam informacione të tilla që po paketohen”.

“Ka një shembull edhe këtu në Prilep, për një person shumë të rëndësishëm këtu në Prilep që bën kërdi nëpër qytet për 6 vjet me parking të veturave prej qindra mijëra eurove, që po bëhet gati për ike, por nuk ka ikje, do t’i gjejmë, kudo që të ikin, iu premtoj që do t’i gjejmë dhe për veshë do t’i sjellim këtu dhe do t’i kthejnë paratë që i kanë vjedhur nga qytetarët”, tha Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat