Zendeli: Shumica parlamentare po zvogëlohet

Maqedonia

Zendeli: Shumica parlamentare po zvogëlohet

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 16:00
Fadil Zendeli

“Shumica parlamentare zvogëlohet, veçanërisht është me rëndësi se zvogëlohet BDI”.

Këtë e tha mes tjerash sot deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli, i cili thotë se vazhdon kriza parlamentare e shumicës në Kuvend. Zendeli tha se është fundi i mandatit të kësaj qeverie dhe se partitë kanë filluar të mendojnë për zgjedhje.

“Kjo krizë parlamentare vazhdon edhe pse para disa muajve u arnua përmes të inkorporimit të ASH-së. Po shihet se kjo shumicë parlamentare ka mungesë të kohezionit, ka munges në politikat e veta, jo se nuk arritën të rriten më shumë, por thjesht zvogëlohen”, tha mes tjerash Zendeli.

Ndryshe, sot deputeti i BDI-së Arbër Ademi, njoftoi se dy deputetë të kësaj partie do të veprojnë si opozitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat