Punonjësit e AIM sërish në protestë paralajmëruese, kërkojnë rritje të pagave

Maqedonia

Punonjësit e AIM sërish në protestë paralajmëruese, kërkojnë rritje të pagave

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 16:00
Punonjësit e AIM

Pas protestës se parë që u mbajt gjatë ditës djeshme, punëtorët e Agjencisë Informative Mediatike (AIM) sërish sot gjatë pauzës kanë dalë në protestë paralajmëruese para ambienteve të agjencisë. Punonjësit e AIM i kanë drejtuar disa kërkesa Qeverisë, ndër të cilat më urgjente është rritja e pagave prej 30 për qind.

“Çështja e pagave është ndër problemet me të mëdha me të cilën përballohen puntët e AIM e cila është nën mesataren, përderisa kërkesat e tjera kërkojnë zgjidhje sistematike, kërkesa për rritje të pagave është më e lehta për t’u zgjidhur dhe duhet të futet në rend dite vetëm në një seancë të Qeverisë”, thonë punonjësit e AIM.

Ata gjithashtu thonë se gjendja aktuale e pagave po rrezikon jo vetëm jetesën e gazetarëve dhe punonjësve të medias, por kërcënon edhe parimet themelore të lirisë së medias dhe lirisë së fjalës. Për të luftuar efektivisht dezinformimin dhe për të ruajtur integritetin gazetaresk, është thelbësore të sigurohet kompensim i drejtë për profesionistët e medias.

Të dhënat zyrtare nga maji 2023 tregojnë se paga mesatare neto në vend ishte 36.465 denarë, ndërsa punonjësit e AIM marrin paga përafërsisht 6.000 denarë më pak se mesatarja e vendit.

Protesta e punonjësve të AIM, e cila mbështetet nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, deri në plotësimin e kërkesave, me mundësi të radikalizimit të shprehjes së revoltës. Ndërsa situata shpaloset, autoriteteve u kërkohet t’i adresojnë këto shqetësime menjëherë dhe të marrin në konsideratë implikimet e gjera të mbështetjes së një sektori mediatik të gjallë dhe të mirëkompensuar në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat