MPB: Është arrestuar Alil Demiri, i gjykuari për rastin Monstra

Maqedonia

MPB: Është arrestuar Alil Demiri, i gjykuari për rastin Monstra

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 15:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Është arrestuar Alil Demiri në Kosovës, i gjykuar për rastin “Monstra”. Sipas njoftimeve të para 38-vjeçari i Demiri është arrestuar në bashkëpunim me policinë e Maqedonisë.

Lajmi është konfirmuar nga MPB e Maqedonisë.

“Sot (24.08.2023) Policia e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me policinë e Maqedoisë kanë arrestuar në Kosovë Alil Demirin (38) në bazë të fletarrestimit ndërkombëtar të lëshuar nga MPB-ja e RMV-së, i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore Shkup 1, për kryerjen e veprës penale “Terrorizëm” i dënuar nga neni 394 i Kodit Penal, lidhur me vrasjen e pesëfishtë te liqeni Smillkovcës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë e Brendshme për “A1on”.

Alili Demiri së bashku me Afrim Ismailoviq pas vrasjes në Smillkovcë ishin arratisur për në Republikën e Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat