Moti në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti në Maqedoninë e Veriut

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 08:14
Foto ilustrim

Moti do të jetë me diell me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare, herë pas here më të fortë kryesisht nga drejtimi verilindor.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 9 deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 25 deri në 30 gradë.

Në Shkup pritet që moti të jetë me diell dhe me erë të dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 28 gradë.

Vijon një periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu, ndërsa temperaturat do të jenë brenda mesatares për këtë periudhë të vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat