Tasevski: Mbetemi në qëndrimin për mbajtjen e grevës

Maqedonia

Tasevski: Mbetemi në qëndrimin për mbajtjen e grevës

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 19:29
Foto ilustrim

Nga Sindikata Profesionale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror thonë se për momentin mbetet vendimi për grevë, e cila duhet të mbahet pasnesër nga ora 11:00 deri në 17:00, pa i shërbyer komunikacionit ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit dhe “Shën Apostull Pal” në Ohër.

“Për momentin nuk ka asnjë ndryshim. Pati disa premtime nga drejtorët, të cilat, për fat të keq, në fund rezultuan në një tekst që nuk përputhej me atë që ishte rënë dakord.

Nëse nuk e ndryshojnë si obligime kontraktuale që i marrin dhe pajtohen t’i zbatojnë, ne do t’i përmbahemi vendimit për grevë të enjten”, tha sot pasdite për AIM-n, Aleksandar Tasevski, kryetar i Sindikatës së kontrollorëve të trafikut ajror.

Nga M-NAV, nga ana tjetër, thonë se i mbetet Sindikatës që të marrë vendimin përfundimtar dhe të nënshkruajë procesverbalin e mbledhjes që kanë mbajtur dje me Bordin Drejtues, pasi siç theksojnë menaxhmenti i ka përmbushur kërkesat e parapara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat