MPJ e Bullgarisë: S’kemi të dhëna nëse Pallevski ndodhet në Bullgari

Maqedonia

MPJ e Bullgarisë: S’kemi të dhëna nëse Pallevski ndodhet në Bullgari

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 16:44
Pallevski

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi se për momentin nuk ka të dhëna nëse Ljupço Pallevski ndodhet në shtetin e Bullgarisë.

Nga kjo ministri theksojnë se për momentin ende nuk ka fletarrest ndërkombëtar edhe pse një gjë e tillë u paralajmërua se do të ndodhë nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe, autoritetet e Maqedonisë bënë të ditur se Pallevski i cili akuzohet për vrasjen e 14 vjeçares është arratisur në Serbi dhe më pas në Bullgari.

Për rastin në fjalë 3 persona janë të arrestuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat