28-vjeçari akuzohet për vrasjen e gjyshes së tij

Maqedonia

28-vjeçari akuzohet për vrasjen e gjyshes së tij

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 12:47
Foto ilustrim

Pas hetimit paraprak, Prokuroria Themelore në Shkup njofton se ka ngritur aktakuzë ndaj një 28-vjeçari për vrasjen e gjyshes së tij.

Prokuroria gjithashtu kërkon nga gjykata që shkupjanit 28 vjeç t’i vazhdohet masa e paraburgimit.

“Më 18 janar, gjatë ushtrimit të dhunës në familje në shtëpinë familjare në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato” në Shkup, i akuzuari me paramendim ka privuar nga jeta gjyshen e tij.

Derisa viktima ishte duke ngrënë, ai e ka sulmuar, ka filluar ta godasë në kokë dhe në trup dhe më pas e ka ngulfatur”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat