Lloga: Pranuam ftesën e OBRM-PDUKM-së për të diskutuar të gjitha çështjet e rëndësishme për vendin

Maqedonia

Lloga: Pranuam ftesën e OBRM-PDUKM-së për të diskutuar të gjitha çështjet e rëndësishme për vendin

Më: 10 qershor 2024 Në ora: 22:29
Krenar Lloga

Krenar Lloga, përfaqësues i koalicionit “Fronti Europian”, ka bërë të ditur se koalicioni ka pranuar një ftesë nga OBRM-PDUKM për të diskutuar çështje të rëndësishme që prekin të ardhmen e vendit. Kjo njoftim vjen në prag të votimit për ndryshimet në Ligjin për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore.

Gjatë një mbledhjeje të zgjeruar të koalicionit, e cila përfshinte kryetarë dhe përfaqësues të ndryshëm të partive, është bërë e ditur se ftesa ka ardhur direkt nga OBRM-PDUKM ose përmes ndërmjetësve.

Diskutimet kanë qenë të fokusuara në mënyrën se si do të veprohet – nëse do të pranohet dialogu me OBRM-PDUKM apo do të vazhdohet me kërkimin e legjitimitetit.

Pas diskutimeve, është arritur një vendim unanim për të pranuar ftesën dhe për të hapur bisedimet me OBRM-PDUKM rreth të gjitha çështjeve të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat