Në mbledhjen e fundit, Qeveria e RMV-së vendosi edhe për disa emërime të reja

Maqedonia

Në mbledhjen e fundit, Qeveria e RMV-së vendosi edhe për disa emërime të reja

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 21:42
Foto ilustrim

Në mbledhjen e fundit, Qeveria vendosi edhe për disa emërime të reja. Hasim Murtezani është emëruar zv.sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, Pavle Trajanov, që një kohë ishte në pushtet me LSDM-në dhe BDI-në, sot është emëruar për koordinator nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftë kundër terrorizmit, ndërsa Solza Gërçeva është emëruar si koordinatore nacionale për reformat në arsimin e lartë.

Behan Emini për ushtrues detyre drejtor i Fondit të Sigurimit të Depozitave.

Për ushtrues detyre drejtor të Agjencisë për Rezerva të Naftës u emërua Nexhmedin Sadiku.

Kujtim Ebishi është emëruar ushtrues detyre, në drejtorinë për zbulim financiar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat